Ndërtimi i dy linjave 60KV është pjesë e një projekti më të madh të mbështetur nga IsDB. Në provincën CHTOUKA , është në ndërtim e sipër një fabrikë shkripëzimi e cila do të shërbejë për qëllime bujqësore si dhe për furnizimin me ujë të qytetit të AGADIR. Këto linja elektrike do të shërbejnë për të furnizuar impiantin e shkripëzimit.
Duke kaluar përmes Parkut Kombëtar Souss Massa të Marokut, ky projekt vazhdon nën tokë duke filluar nga kufiri i parkut deri në fabrikën e shkripëzimit.
Përbëhet nga dy linja ajrore, secila prej tyre 50.2 km e gjatë dhe 3.7 km e linjës kabllore 60 kV nëntokësore me tre qarqe, e bën këtë projekt interesant dhe sfidues për tu realizuar në një plan vërtet të vështirë.
Shtrirja jonë e punimeve përfshin projektin, furnizimin dhe ndërtimin e dy linjave ajrore të tensionit të lartë dhe një linje nëntokësore me tre qark 60kV.