Doko sh.p.k është themeluar në 1994 si një biznes familjar që operon në industrinë e ndërtimit të linjave të Transmisionit. Në fillim Shqipëria ishte i vetmi vend ku kompania ishte e pranishme. Gradualisht ajo filloi të zgjerojë aktivitetin e saj në Rajonin e Ballkanit. Ajo ka nenshkruar kontrata në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Sot, me më shumë se 26 vjet eksperience, kompania jonë kryeson në treg si një Kontraktor EPC për Linjat e Transmisionit dhe Nënstacioneve Elektrike në Rajon. DOKO është gjithashtu i pranishëm në Marok duke punuar në projekte të linjave të Transmisionit. Kohët e fundit, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj duke shtuar një Fabrikë të Prodhimit të Çelikut, e para e këtij lloji në Shqipëri që prodhon Kulla me Grila çeliku. Ne prodhojmë të gjitha llojet e produkteve të çelikut duke përdorur teknologji të lartë dhe praktika moderne në mënyrë që t’u garantojmë klientëve tanë produkte përfundimtarë me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese.

HISTORIKU
VIZIONI
Të bëhemi një partner kryesor ndërkombëtar duke siguruar shërbime me cilësi të lartë, duke forcuar pozicionin tonë në tregjet ndërkombëtare dhe duke u bërë pjesë e tregjeve të reja, bazuar në njohuritë, përvojën, inovacionin, traditën dhe besueshmërinë tonë.

VLERAT

INTEGRITETI
Integriteti në kompaninë tonë është një përbërës thelbësor për rritjen dhe suksesin dhe pasjen e një biznesi të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Të qenit një partner i besuar i atribuohet transparencës dhe ndershmërisë së stafit tonë. Ne gjithmonë priremi të veprojmë me përgjegjësi si individë dhe si kompani dhe të sigurohemi që të përmbushim çdo angazhim. Të vepruarit me integritet na ka ndihmuar të ndërtojmë reputacionin tonë.
STANDARTI
Ne besojmë se vendosja e standardeve të duhura çon në sukses. Ne gjithmonë ofrojmë më të mirën për t’iu qasur nevojave të partnerëve tanë duke zbatuar standarde të larta në të gjitha projektet tona.
- Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë – EN ISO 9001:2015
- Sistemi i Menaxhimit Mjedisor – EN ISO 14001:2015
- Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë – ISO 45001:2018
- Sistemi i Menaxhimit të Energjisë – ISO 50001:2018
- Sistemi i Integruar i Menaxhimit në përputhje me PAS 99:2012


INOVACIONI
Inovacioni është thelbësor për të pasur sukses dhe për të ecur me ritmin e ndryshimit të tregut. DOKO gjithmonë është duke kërkuar qasje dhe zgjidhje të reja që na çojnë drejt synimit tonë. Ne kemi zbatuar procese, ide, shërbime dhe produkte të reja me synimin për tu rritur çdo vit e më shumë. Të qenit një kompani inovative në koncepte dhe procese na ka ndihmuar të bëhemi më të suksesshëm.
STAFI
Profesionistët dhe ekipet tona të kualifikuar dhe shumë të trajnuar mund të përmbushin çdo sfidë në lidhje me projektimin, prodhimin dhe metodat e ndërtimit në fushën e aktiviteteve tona të biznesit. Kompania jonë mund të mbështetet te këto ekipe dhe të jetë i sigurt se ata do të kryejnë punën e tyre bazuar në standardet e larta që ne kemi dhe që partnerët tanë kërkojnë.


SIGURIA
Ne gjithmonë përqendrohemi në sigurinë personale:
Kushtet e sigurisë maksimale duhet të garantohen gjatë fazave të ndërtimit, ku puna mund të bëhet e rrezikshme për shkak të elementeve të energjisë ose për shkak të aktiviteteve të ndërlikuara të ndërtimit. Një program parandalimi aksidentesh dhe sigurie në punë me “Udhëzime Operative” specifike është zhvilluar gjithmonë në secilën fazë të ekzekutimit të punës. Stafi ynë praktikon dhe zbaton planet dhe strategjinë e Shëndetit dhe Sigurisë në të gjitha projektet me kujdes, strategji që përputhet me UNI EN ISO 18001-2007.


PËRGJEGJËSIA SOCIALE
DOKO respekton përgjegjësitë e tij sociale duke mbrojtur interesat e shoqërisë. Objektivi ynë nuk është thjesht të maksimizojmë fitimet por të shërbejmë dhe mbrojmë interesat e anëtarëve të tjerë të një shoqërie siç janë punëtorët dhe komuniteti ku ne punojmë në terren. Ne priremi të adaptojmë politika që promovojnë mirëqenien e shoqërisë dhe mjedisit nderkohë pakësojmë ndikimet negative në to.