Në vitin 2003 DOKO ishte nënkontraktor i SAE Power Lines për zbatimin e projektit në lidhje me ndërtimin e linjës 110kV Zemblak – Korce. Ndiheshim me fat që patëm mundësinë të mësonim nga përvoja e SAE Power Lines, të cilët na ndihmuan të rriteshim.
Në këtë projekt ne ishim përgjegjës për: hartimin e projektit, shërbimin topografik, studimet gjeologjike, punë civile / ndertimin, furnizim / instalim, ngritje kullë, lidhjen e përcjellësit, lidhjen e OPGW, testimin dhe komisionimin.