Në vitin 2012 DOKO ishte kontraktor i Devoll Hydropower Lines për zbatimin e projektit në lidhje me ndërtimin e linjës 220kV. Ndiheshim me fat që patëm mundësinë të mësonim nga përvoja e Devoll Hydropower të cilët na ndihmuan të rriteshim.
Në këtë projekt ne ishim përgjegjës për: hartimin e projektit, shërbimin e topografisë, studimet gjeologjike, punën civile / ndërtimi , furnizimin / instalimin, ngritjen e kullës, lidhjen e përçuesve, lidhjen e OPGW, testimin dhe komisionimin.